Erion Veliaj dhe mediat europiane për “Tirana-2022, si kryeqyteti europian i rinisë”
Aktualitet Kryesore E Shtunë, 12 Shkurt 2022 07:34
Tirana ka muaj që është kthyer në një prej qytetetëve më të vizituara te Ballkanit Perëndimor nga shumë turistë të huaj.
Edhe fitimi me meritë nga kryebashkiaku tiranas Erion Veliaj i “Tirana 2022- kryeqyteti europian i rinisë” ka sjellë një valë të jashtëzakonshme të turistëve të huaj. Këtë e tregojnë shifrat e rezervimeve në hotelet e kryeqytetit.
Dje ishte edhe Sekretarja e Shtetit austriak për Rininë, Claudia Plakolm, e cila pa nga afër Tiranën dhe përgatitjet për “Tirana-2022 si kryeqyteti europian i rinisë”. Kjo u pasqyrua nga shtypi austriak.
Pas takimi kryebashkkiaku shqiptar shkruan citon media austriake: “Ishte vërtet shumë kënaqësi biseda me Sekretaren e Shtetit austriak për Rininë, Claudia Plakolm, me të cilën diskutuam për më shumë mundësi bashkëpunimi mes të rinjve shqiptarë dhe atyre austriakë , sidomos në vitin kur Tirana është shpallur Kryeqyteti Europian i Rinisë”.
Ndërkohë mediat britanike, franceze, italiane, gjermane dhe sidomos mediat nordike po botojnë për Shqipërinë, por veçanërisht për Tiranën dhe Zonën e Bregut në Jug si një destinacion turistik që duhet vizituar patjetër.
Në shumë prej mediave është Erion Veliaj, si njeriu transformues i Tiranës.










KOHA JONË SONDAZH