Erion Veliaj e mund këtë opozitë sa herë të dojë në Tiranë

Nga Jonida Halili dhe Daniel Muçaku-

Opozita është e përçarë, sidomos në Tiranë.

PD gozhdës, LSI patkoit!

Swiss Digital Desktop Reklama

Të dyja partitë sulmojnë Erion Veliajn, përditë, por asnjëra nuk është me tjetrën si parti opozitare.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndërkohë Erion Veliaj vazhdon programin e tij 4-vjeçar të premtuar, bile ka muaj që po reklamojnë me kryeministrin Rama edhe “Tirana 2030”, çka nënkupton se as në vitin 2023 kur janë zgjedhjet vendore Erion Veliaj nuk e lëshon detyrën e kryebashkiakut të Tiranës.

Edhe vetë Erion Veliaj u tha këto ditë dy partive kryesore të opozitës se “nuk më mundni dot, pasi fitojë sa herë të dua në Tiranë”.

Me një opozitë të shkatërruar dhe pa ide, kryebashkiaku bën estradë me to, duke i përqeshur deri në ironi.

Përveç punës së tij Erion Veliaj, duke patur kryeministrin përkrah, një këshill bashkiak krejt njëngjyrësh për fajin e opozitës si dhe duke patur udhë të hapura te partnerët e huaj, Veliaj duket se do rrijë gjatë në krye të bashkisë së Tiranës.

Garancia tjetër mbetet se Erion Veliaj nuk ka ndërmend të shikojë nga udha për në kryeministri, pas atje mbetet “beu i Surrelit”. Edhe ai rri atje sa ti teket sepse siç thamë nuk kemi OPOZITË.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?