Erion Veliaj, Engjëll Agaçi e Alqi Bllako pritet të dëshmojnë sot para Komisionit hetimor për inceneratorët

Komisioni Hetimor ka hyrë në javën vendimtare, ku sot pritet të dëshmojnë të tjerë zyrtarë të lartë. Në orën 10:30 pritet të japë argumentet e tij, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

Më pas, sekretari i Përgjithshëm i Kryeministri Engjëll Agaçi, ish-ministri Damian Gjiknuri dhe në fund deputeti i PS, Alqi Bllako, i akuzuar nga Partia Demokratike si i implikuar në aferën e inceneratorëve.

Dje ka dëshmuar ish-ministri i Financave, Shkëlqim Cani, i cili ka deklaruar se arsyeja që kjo ministri refuzoi miratimin e projektit të Inceneratorit të Elbasanit ishte se ajo nuk bazohej në ligjin për prokurimet.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?