Erion Veliaj shkatërron në Rrogozhinë krejt KOALICIONIN e ngritur kundër tij

Nga Lindita Kokoli-

Rrogozhina ishte beteja e fundit e Erion Veliajt si drejtues politik i qarkut Tiranë. Kjo bashki ishte dje në rivotime nga KQZ.

Fushata ishte e ashpër kundër Erion Veliajt, nuk ishte kundër kandidatit të PS. U mobilizuan krejt opozita, skalionet brenda mazhorancës që nuk donin Erionin, u futën në lojë gjithfarë mbetjesh që vetëm të humbiste drejtuesi politik.

Swiss Digital Desktop Reklama

Emrat dihen, janë shënuar!

Swiss Digital Mobile Reklama

Pas mbarimit të numërimit sot doli fitues kandidati i PS Edison Memolla.

Nëse do të humbiste lajmet do të ishin me kryetituj “Humbet Erion Veliaj”.

Pas fitores Erion Veliaj shkruan: “Faleminderit nga zemra qytetarëve të Rrogozhinës, të majtë e të djathtë, që na dhanë një mbështetje përtej pritshmërive tona më optimiste!

Mirënjohje të majtëve, por edhe shumë të djathtëve, që bënë diferencën duke braktisur politikën ‘përça e sundo’ e ‘mish për top’ kundër Perëndimit! Demokratët nuk janë armiqtë tanë, ata nuk janë Saliu, familjet e tyre nuk vrasin e vjedhin, nuk i hapin luftë qytetërimit, nuk jetojnë duke shqyer tjetrin. Demokratët janë vëllezërit tanë dhe kush shkëputet nga Saliu e salinjtë ka kryer një vepër patriotike sot duke votuar majtas! Këtë mesazh e lexuam qartë e do t’ju shërbejmë me përulësi të gjithëve!
Ky është një rezultat i cili i jep përgjigje të gjithëve. Dhe i jep fund përpëlitjeve absurde nga njerëz që duan të përdorin votën për t’u mbrojtur nga zullumet që kanë kryer. Qytetarët e Rrogozhinës nuk e hanë presionin nga askush. As nga xhepat e thellë as nga gojët e thella. Qytetarët e Rrogozhinës duan njerëzit që punojnë, jo ata që përfitojnë. Ky është mesazhi, ky është mandati që na dhanë. Puna! Kësaj do i dalim për zot! Punë të mbarë Edisonit e skuadrës sonë aty!”- përfundon mesazhi i Erion Veliajt.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?