Erion Veliaj në terren për monitorimin e zjarrit në Ibë
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj doli në terren ditën e sotme për monitorimin e situatës së krijuar nga zjarri në Ibë.
Veliaj tha se situatë është nënkontroll, ndërsa falenderoi zjarrfikësit që punuar për shuarjen e flakëve.
“65 zjarrfikës luftuan për shuarjen e zjarrit. Krenar për heronjtë dhe bashkëpunimin fantastik. Brenda 24 orëve menaxhuam një nga sfidat më të mëdha”, tha kryetari i Bashkisë së Tiranës.
Veliaj i bën apel qytetarëve të tregohen të kujdesshëm me zjarret. Ai thotë se në bashkëpunim me policinë do hetohen të gjitha rastet e zjarrvënies së qëllimtë. “Do kërkojmë forcim të masave për akte të tilla vandalizmi”, thotë Veliaj.

