Erion Veliaj nuk pranon të japë dorëheqjen si kryebashkiak

Situata në Bashkinë e Tiranës, ndonëse Erion Veliaj ndodhet në paraburgim në Durrës, vazhdon e qetë. Drejtuesja e emëruar, Anuela Ristani, është në detyrë 24/7 e javës.

Burime të sigurta pranë Erion Veliajt, thanë për KJ se ai ndodhet padrejtësisht në burg për këto akuza. Ai do vazhdojë betejën juridike për të dalë i pafajshëm, por nuk do të jap kurrsesi dorëheqjen nga kryetar i bashkisë sado që ta mbajnë në paraburgim se është votuar nga qindra mijë vetë.

Të njëjtat burime thanë se edhe hipotezat se do të kërkojë Këshilli Bashkiak shkarkimin e tij pasi ka kaluar 90 ditë pa qenë në detyrë, siç e ka ligji, nuk mund të ndodhë kjo gjë! Ai nuk është se nuk ka shkuar për fajin e tij, por se ndodhet në paraburgim, pohoi burimi pranë Veliajt.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërkohë kryeministri Rama ka mbledhë të gjithë deputetët që kanë fituar me 11 maj në qarkun e Tiranës si dhe gjithë drejtorët që janë në bashkinë e kryeqytetit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Nuk dihet se si do të vendosë kryeministri për bashkinë e Tiranës.

 

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?