Erion Veliaj për ndarjen nga jeta të Koço Devole: Ishte emblema e humorit shqiptar

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka shprehur ngushëllimet familjes për ndarjen nga jeta të të ikonës së humorit shqiptar Koço Devole.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale Veliaj shkruan se ai ishte emblema e humorit shqiptar dhe se la pas shumë e shumë personazhe, me të cilët qeshim edhe sot.

“Shumë e hidhur ndarja e beftë nga jeta e aktorit fort të dashur, Koço Devole.

Ai ishte emblema e humorit shqiptar – na la pas shumë e shumë personazhe, me të cilët qeshim edhe sot.

U prehsh në paqe! Ngushëllime familjes,” shkruan Veliaj.

SHKARKO APP