Erion Veliaj regjistrohet si banor i bashkisë së Durrësit

Kryetari në detyrë i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, nuk është vetëm i paraburgosur në Burgun e Durrësit, por rezulton tashmë edhe banor i qytetit bregdetar.

Kryebashkiaku Veliaj, i cili ndodhet prej disa muajsh në qelinë e Durrësit, është regjistruar edhe si banor i këtij qyteti.

Nga një kërkim në listën e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për zgjedhjet parlamentare të 11 majit, Erion Veliaj rezulton t’i jetë shtuar listës së zgjedhësve në Durrës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kjo bën që Veliaj të mos votojë në parlamentaret e 11 majit për kandidatët në Tiranë, por vota e tij do të shkojë për një nga kandidatët e Qarkut të Durrësit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Erion Veliaj u arrestua me urdhër të SPAK më 10 shkurt të këtij viti, nën akuzat e korrupsionit pasiv dhe pastrimit të parave.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi drejt Gjykata Kushtetuese për rastin Balluku?