Erion Veliaj rrëzon “Kristaq Ramën” në Tiranë

 

Aksionit të Bashkisë së Tiranës për lirimin e hapësirave publike në Njësinë Administrative nr. 5 nuk i ka shpëtuar as shkolla “Kristaq Rama”.

Për rreth 15 vite ky objekt arsimor i ka shpëtuar çdo fushate dhe ndërhyrje nga ana e bashkisë apo të qeverisë. 

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, prezantoi sot administratorin e njësisë Krrabë dhe komentoi aksionin duke përmendur rastin e shkollës “Kristaq Rama” te Komuna e Parisit.
 
“Prishja e këtij ndërtimi është një mënyrë për të treguar se askush nuk është i paprekshëm. Kush shkel ligjin, jo vetëm që do të zmbrapset, jo vetëm që do të gjobitet, por do të paguajë edhe detyrimin e dëmit që i ka bërë qytetit tonë. Këtë faturë do ta përballojnë ata që shkelin ligjin dhe jo qytetarët”, deklaroi Veliaj.
Natyrisht që ky vendim nuk është bërë pa lejen e kryeministrit Rama. Me këtë veprim kush don të kuptojë se thënia e Edi Ramës në parlament " Nuk keni parë akoma asgjë!" paralajmëron se do të ketë furtunë të paparë ndaj kujtdo që guxon të shkelë Ligjin.
Duroni se akoma nuk i  keni parë të gjitha!

SHKARKO APP