Erion Veliaj: Sa turp! Protestë allaBerisha kur Europa mblidhet në Tiranë. PD: Të gjithë me 6 dhjetor në Bulevard
Erion Veliaj ka reaguar lidhur paralajmërimin e kreut të PD-së, Sali Berisha, se do të mbajë protestë më 6 dhjetor, ditën kur në Tiranë mbahet samiti i liderëve të Europës me Ballkanin Perëndimor.
“Nëse dikush kishte dyshime se kush bën punën e rusëve në Shqipëri, ja ku e ka provën: protestë alla-Berisha kur Evropa mblidhet në Tiranë! Sa turp! 🤦🏻♂️
Çfarë mjerimi! E çfarë diskreditimi epik e tradhëtie ndaj demokratëve e ndaj sloganit “e duam Shqiperinë si gjithë Evropa“, shkruan Veliaj në reagimin e tij.
Ndërkohë nga Selia Blu deklarojnë se kanë filluar mobilizimin e gjithë demokratëve drejt Tiranës me datë 6 dhjetor. Por pikërisht këtë ditë gjykata e Apelit në Tiranë do të shpallë vendimin final se kujt i takon selia dhe emri PD. Gjasat duken se do ta shtyjnë prapë vendimin, duke luajtur skemën djallëzore që vendimi të jepet dy muaj para zgjedhjeve në favor të grupit Aliebaj, duke e futur në kolaps kampin demokrat.
Berisha pohon se me datë 6 dhjetor do të mikpresim krejt BE, por do t’ju tregojmë se kush është kryeministri Rama.
Sapo Sali Berisha vendosi që datën 6 dhjetor të jetë protestë në Tiranë sapo të vijnë krejt shefat e qeverive të BE, mazhoranca ka filluar sulmet duke e quajtur “rus” dhe “në shërbim të Putinit”.
Mësohet se policia nuk do të lejojë asnjëri me dalë në protestë. Nuk dihet nëse kjo do të sjellë përplasje mes turmës dhe policisë.