Erion Veliaj thirrje banorëve të Tiranës: Nesër ora 06.30 fillon lufta kundër zhulit e pisllekut.

 

Erion Veliaj deklaroi sot: Nesër nis lufta kundër zhulit në Tiranë 
"Ju ftojmë nesër në aksionin masiv në 06:30, i shpallim luftë zhulit. Të sigurohemi që luftën me zhulin e fiton qyteti dhe jo plehrat. Secili duhet të bëjë detyrën e vet. Disa qytetarë të paktë në numër nuk mund të prishin atë çfarë është bërë me taksat e qytetarëve të Tiranës."- tha Veliaj.

Pjesë nga fjala e kryebashkiakut Veliaj gjatë inspektimit 
I kemi pezulluar pushimet e Gushtit, e papranueshme që Bashkia të pushojë kur ka pushuar për 4 vite. Do të fillojmë një aksion kundër vandalizmit të qytetit tonë.  Kush ka vendosur të jetojë në Tiranë duhet të kuptojë se nuk mund të urinohet në vepra të tilla.Do të sigurohemi që të gjitha monumentet në Tiranë të restaurohen përpara festave të nëntorit, që të mos i lëmë për ditën e fundit. Gjithashtu, nuk mund të vazhdojë më vandalizimi i objekteve të përbashkëta në Tiranë. Është fyese t’u thuash qytetarëve se ku bëhet çiçi dhe kaka, por për këtë janë vendosur dy tualete publike. Dua të njoftoj se nga sot do të procedohen penalisht ata që kryejnë nevojat personale poshtë urës, apo nëpër monumente, apo në çdo hapësirë të përbashkët. Do të shkojnë në burg të gjithë ata që vandalizojnë objektet publike të qytetit. Do të procedohet penalisht kushdo që heq një tullë nga ura për të urinuar, apo dëmton monumente. Mungojnë 700 ton bronx të vjedhura. Bashkia në prag falimenti, ka para vetëm për të paguar rrogat, nuk ka para të paguaj  për zëvendësimin e veprave të dëmtuara.

Ju ftojmë nesër në aksionin masiv në 06:30, i shpallim luftë zhulit. Të sigurohemi që luftën me zhulin e fiton qyteti dhe jo plehrat. Secili duhet të bëjë detyrën e vet. Disa qytetarë të paktë në numër nuk mund të prishin atë çfarë është bërë me taksat e qytetarëve të Tiranës.

SHKARKO APP