Erion Veliaj urdhëron të gjobiten makinat e “të fortëve” që parkojnë në vende të gabuara
Kryebashkiaku Erion Veliaj ka urdhëruar policinë bashkiake që asnjë tolerim ndaj shoferëve që parkojnë në vende të gabuara. Ai shkruan:“Asnjë favorizim për ata që shkelin rregullat!
Ju lutem parkoni mjetet në vendet e përcaktuara për parkim, kështu nuk krijojmë pengesa në rrugë për kalimin e lirë të këmbësorëve dhe të makinave”- përfundon statusi i Erion Veliajt.
Ndërkohë ka postuar foto nga disa makina të bllokuara.
Në fakt disa shoferë të “fortë” parkojnë ku të duan ndaj policia bashkiake dhe ajo e rendit janë hedhur në aksioni bllokimi të makinave, përveç gjobave.