Erion Veliaj vendos emrin “Ukraina e Lirë” rrugës ku është ambasada ruse në Tiranë

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka vendosur që ditën e hënë ti jap emrin “Ukraina e Lirë” rrugës mu para hyrjes së ambasadës ruse në Tiranë.
Ja se çfarë shkruan Erion Veliaj:
“Bashkia e Tiranës do të emërtojë të hënën, njërën nga rrugët e bllokut të ambasadave me emrin “Ukraina e Lirë”.
Për rastësi, në atë rrugë ndodhen edhe selitë e ambasadave të Ukrainës, Rusisë, Serbisë dhe Kosovës.
Lufta e Serbisë ndaj Kosovës dhe lufta e Rusisë ndaj Ukrainës kanë shenjuar gjeneratën tonë. Kjo rrugë do të shenjojë qytetin tonë!
Ambasadave do t’u duhet të ndryshojnë adresën në kartëvizitat e tyre, kurse Posta Shqiptare do t’ua sjellë postën në rrugën “Ukraina e Lirë”.
Ndërkaq, sot nisëm kamionin e parë me ndihma nga qytetarët e Tiranës, i cili do të mbërrijë këtë fundjavë në kufirin midis Polonisë dhe Ukrainës”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?