Erion Veliaj zbulon “Parkun e Fëmijëve” tek Liqeni

Pas disa muaj punimesh, këndi i lojërave për fëmijë te Liqeni Artificial do të jetë gati për të gjithë vegjlit më 1 qershor. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, përmes një postimi në Facebook lajmëron se duhen edhe 3 ditë që këndi i lojërave të përfundojë.

“SHPËRNDAJE nëse beson se puna e mund dhunën! Jemi gati! Dhe 3 ditë gjer më 1 Qershor për këndin më të madh të fëmijëve! Mirënjohje kolegëve që punuan me 3 turne pavarësisht dhunës, shkatërrimit e fyerjeve. E mira, e bukura dhe e drejta vonojnë, por triumfojnë! Merr fëmijët e shihemi më 1 Qershor. Faleminderit për besimin dhe mbështetjen”, shkruan Veliaj.

Në albumin e fotove të postuara prej tij shikohet pamja që ka marrë ambienti i dedikuar për fëmijët.

Swiss Digital Desktop Reklama

Edhe kryeministri Rama ka reaguar në Twitter, duke shkruar:

Swiss Digital Mobile Reklama

“Parku i lodrave tek Liqeni gati per hetim nderkombetar”

kendi i lojerave 1kendi i lojerave 2kendi i lojerave 3kendi i lojerave 4kendi i lojerave 5kendi i lojerave 6kendi i lojerave 7kendi i lojerave 8kendi i lojerave 9kendi i lojerave 10kendi i lojeravekenid i lojerave 11

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?