Erisa Xhixho në Sauk, thirrje Ramës: Ndihmo shtresat në nevojë dhe grupet vulnerabël në këtë krizë
Nënkryetarja e LSI-së, Erisa Xhixho këtë të hënë ka zhvilluar një takim me drejtuesit kryesorë të LSI-së në Sauk, ku folën për problemet e zonës. Thirrja e saj ndaj qeverisë, është që të ndihmohen shtresat në nevojë dhe grupet vulnerabël në këtë krizë. “Transporti publik për banorët e Saukut mbetet shqetësim kryesor, jo vetëm për vonesën, pasi u duhet të presin mbi 1 orë, por dhe orari i kufizuar në darkë që e bën pamundur këtë shërbim për gratë, vajzat dhe ata që punojnë turn i dytë”.
Postimi i plotë
Sot në Sauk me drejtuesit kryesorë të LSI-së, ku folëm për intensifikimin e organizimit tonë në terren, por dhe për shqetësimet që qytetarët hasin çdo ditë nga keqqeverisja e vendit.
Nuk kemi mundësi të përballojmë çmimet e larta të ushqimeve! Çmimin e naftës dhe koston e jetesës! Transporti publik për banorët e Saukut mbetet shqetësim kryesor, jo vetëm për vonesën, pasi u duhet të presin mbi 1 orë, por dhe orari i kufizuar në darkë që e bën pamundur këtë shërbim për gratë, vajzat dhe ata që punojnë turn i dytë.
Qeveria Rama harxhon miliona euro për pagesat e inceneratorëve dhe merr pseudomasa për qytetarët, totalisht të pamjaftueshme për të përballuar çmimet e larta. Ndalo pagesat për inceneratorët, ndihmo shtresat në nevojë dhe grupet vulnerabël në këtë krizë që do të vijë veçse duke u thelluar.