Erisa Xhixho: Një shoqëri që nuk mbron gruan është pa të ardhme
Anëtarja e Kryesisë së LSI-së, Erisa Xhixho ka reaguar për vrasjen e gjyqtares, Fildes Hafizi. Në një postim në Facebook, ajo shprehet vrasja e një gruaje është një kambanë alarmi për gjithë shoqërinë.
Postimi i Erisa Xhixhos në Facebook:
E shokuar nga ngjarja e rende qe i ndodhi nje nene, gjyqtares Fildes Hafizi e cila ” krimin” e vetem qe beri ishte te divorcohej nga burri i dhunshem dhe te jetonte e qete me femijet e saj.
Asnje ligj,urdher mbrojtje, gjyqsor, polici, parlament,deputet ,ky shtet nuk e parandaloj dot kete tragjedi.
Ngjarja e sotme nje alarm per shtetin qe te mbroj grate nga dhuna duke siguruar zbatimin e ligjeve.
Duhet te behen bashke te gjithe qe te shmanget dhe eleminohet ky fenomen qe godet vajzat ,grate e nenat.
Nje shoqeri qe nuk ngre lart dhe mbron gruan eshte nje shoqeri pa te ardhme.
Ky eshte moment reflektimi per te gjithe ne
Shpreh ngushellimet e sinqerta famijes.

