Erjon Braçe merr një tjetër detyrë të rëndësishme

Zëvendëskryeministri Erjon Braçe ka marrë nga eprori i tij, Edi Rama, një tjetër detyrë të rëndësishme. Këshilli i Ministrave ka vendosur ta emërojë Braçen kryetar të këshillit drejtues të Fondit Shqiptar të Zhvillimit.

Po ashtu, në mbledhjen qeverisë u emëruan edhe anëtarët, përfaqësues të pushtetit qendror, në këshillin drejtues të Fondit Shqiptar të Zhvillimit.

Konkretisht në këtë këshill drejtues bëjnë pjesë ministrja e Kulturës, Elva Margariti, zv/ministrja e Financave dhe Ekonomisë Belinda Ikonomi, zv/ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Ornela Çuçi si dhe zv/ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Artan Shkreli.

Swiss Digital Desktop Reklama

E themeluar që në vitin 1993, FSHZH ka një përvojë 25-vjeçare në zhvillimin e infrastrukturës, urbanizimit, turizmit dhe bashkëpunimit ndërkufitar.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?