Ermal Hasimja deklaroi se paraqet kandidaturën e tij për kryetar të Bashkisë së Tiranës

Ermal Hasimja deklaroi se paraqet kandidaturën e tij për kryetar të Bashkisë së Tiranës.

Ai iu drejtua drejtpërdrejt Sali Berishës, gjatë një interviste me Euronews duke e njoftuar publikisht se pranon të kandidojë sipas kritereve që kreu i PD-së përcaktoi këtë të shtunë.

Hasimja theksoi se kërkon mbështetjen e Berishës dhe të partive opozitare, duke paraqitur emrin e tij si një kandidat i pavarur dhe përbashkues për opozitën.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Me duket pozicioni logjik është që një opozitë e bashkuar të dalë me një kandidat të pavarur, i cili do të mbështetet nga një shumicë sa më e madhe e partive opozitare. Berisha ka kërkuar që edhe kandidatët e tjerë të shprehin dëshirat dhe ambiciet e tyre. Duke pasur këtë mundësi, unë po i drejtohem zotit Berisha dhe kryesisë së PD-së, si dhe forcave të tjera opozitare, duke ju paraqitur publikisht kandidaturën time për kreun e Bashkisë së Tiranës, me të njëjtat kritere që ai ka përcaktuar: kandidat i pavarur, pa logo specifike partie, i mbështetur nga shumica e opozitës. Prandaj, zoti Berisha mund ta quajë kandidaturën time të paraqitur dhe ta shqyrtojë”, tha Hasimja.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?