Ermonela Felaj: Jemi në kushtet që ditë pas dite të zgjerojmë hapësirat e jetës publike
Në një intervistë për Ora News, deputetja e PS-së, Ermonela Felaj u shpreh se vendi unë është në kushtet që ditë pas ditë të zgjerojë hapësirat e jetës publike.
Felaj theksoi që masat e marra kanë ndikuar në përmirësimin e situatës së pandemisë dhe shtoi se në Tiranë nuk janë të njëjtat kufizimi si ditën e parë të karantinës.
Ermonela Felaj: Nuk pres që çdo masa që do të merret do të jenë të gjithë dakord, por kur flasim, ne duhet t’u drejtohemi të dhënave. Të infektuarit dhe ata që e kanë fituar betejën, janë të tilla që tregojnë që masat e marra na kanë dhënë këtë gjendje dhe jemi në kushtet që ditë pas dite të zgjerojmë hapësirat e jetës publike.
Në Tiranë nuk janë të njëjtat kufizime qysh nga dita parë e karantinës. Nuk duhet harruar që gjatë gjithë kësaj kohe janë ndihmuar të gjitha shtresat në nevojë. Kam bindjen që situata do të shkojë mirë duke parë masat e marra.