Erozioni rrezikon të zhdukë zonën e Kune-Vainit në Shëngjin

Erozioni po rrezikon ta zhdukë nga harta zonën e Kune-Vainit në Shëngjin. Pishat e kufirit të fundit të brezit të rërës në Kune-Vain të Shëngjinit, po rrallohen dita-ditës, me përparimin e detit drejt tokës.

Dallgët e detit përplasen te pemët dhe po i rrëzojnë një nga një, ndërsa prej vitesh erozioni ka marrë sipërfaqe të mëdha rëre.

Eksperti i mjedisit në Lezhë, Jak Gjini, shpjegon se gjatë viteve të fundit, ky erozion ka qenë mjaft agresiv dhe po krijon një dem që nuk mund të riparohet.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gjini bën me dije se nëse nuk ndërhyhet menjëherë, erozioni do të ketë pasoja tepër shkatërruese për Shëngjinin dhe Kunën.

Swiss Digital Mobile Reklama

Vitet e fundit deti ka përparuar drejt tokës me të paktën 30 metra. Prova janë bunkerët e dikurshëm të cilat qëndronin mbi rërë e që sot janë mbuluar nga uji.

http://top-channel.tv/video/erozioni-rrezikon-te-zhduke-zonen-e-kune-vainit-ne-shengjin/

Top Channel

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?