Ervin Dervishi: Ndalim administrativ, jo sekuestrim të mjeteve

 

Në shtator pritet të përshkallëzohen masat e Policisë Rrugore ndaj automjeteve që nuk kanë paguar gjobat. Shefi i Komisariatit të Policisë Rrugore, Ervin Dervishi sqaron masat që do të merren me fillimin e muajit shtator  ndaj automjeteve, që nuk kanë paguar gjobat, duke rrëzuar pretendimin se do të ketë sekuestrim të makinave. Sipas tij në këtë aksion që do të ndërmerret me fillimin e muajit tjetër do të ketë vetëm, “ndalim Administrativ për makinat që s’kanë paguar gjobat deri në shlyerje të plotë të detyrimeve”. I pyetur nga “Koha Jonë” Dervishi tha nuk do të ketë sekuestrim, por vetëm ndalim administrativ.

Ai shtoi procedura që zbatohet është në fuqi prej dy vitesh dhe nuk ka asnjë masë shtesë ligjore për sekuestrime mjetesh lidhur me gjobat. Më tej Dervishi u shpreh se: “Policia Rrugore po përshkallëzon masat për kontrollet e drejtuesve të mjeteve që nuk kanë kryer detyrimet. Policia Rrugore u tërheq vëmendje të gjithë drejtuesve të mjeteve të respektojnë afatet ligjore. Dervishi shtoi se ndalimi administrativ i mjeteve është një procedurë që kryhet prej dy vitesh pas ndryshimeve përkatëse ligjore. Ai tha se çdo ditë ka rreth 50 masa të tilla që merren nga policia rrugore. 

SHKARKO APP