Ervin Salianji feston sot datëlindjen në qeli

Ervin Salianji feston sot datëlindjen e 37-të, teksa ndodhet në burgun e Fierit. Lajmin e ka bërë të ditur deputetja demokrate Ina Zhupa përmes një postimi në faqen e saj në Facebook, ku shkruan se Salianji këtë herë po e feston ditëlindjen i mbyllur, me ata që kanë bërë korrupsion, kanë vrarë e kanë vjedhur. Ajo shkruan gjithashtu se Salianji është një i burgosur politik, sepse denoncoi dhe bëri opozitë kundër qeverisë në kryeministrit Edi Rama.

Postimi i Zhupës:

Ditëlindjen e 37 Ervin Salianji po e kalon në qelinë nr 6 të burgut politik! Sot është ditëlindja e nënkryetarit të grupit, deputetit, mikut Ervin Salianji. Asnjëherë në këto vite nuk e kam uruar publikisht por kësaj rradhe është ndryshe.

Swiss Digital Desktop Reklama

Është ndryshe sepse Ervini nuk e feston me bashkëpunëtorët, me demokratët, me miqtë dhe me familjen e tij por e feston i mbyllur me ata që kanë berë korrupsion, kanë vrarë, e kanë vjedhur.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ervini qëndron atje si i burgosur politik sepse denoncoi, sepse foli, sepse dërgoi në burg një të kërkuar nga drejtësia italiane, sepse bëri opozitë, sepse fitonte në zonat ku punonte, sepse ishte i rrezikshëm me fjalën dhe punën e tij në fushatë.

Edhe 100 vite të lumtura, i fortë, i vërtetë, kurajoz dhe luftëtar. Ditëlindjen e ardhshme do e festojmë duke punuar për shqiptarët pas fitores së 11 Majit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?