Ervin Salianji jashtë listave të deputetëve? Nishani: Nuk komentoj lajme të pavërteta. Fake-News!

Teksa një lajm se emri i Ervin Salianjit ishte hequr nga lista për kandidatët për deputetë në qarkun e Korçës bëri xhiron e rrjetit, Bujar Nishani, në rolin e anëtarit të komisionit të Vlerësimit të kandidatëve të PD, e mohoi këtë fakt.

Në një intervistë për gazetarin Osman Stafa në ‘News24’ Nishani teksa nuk dha detaje për emrat e kandidatëve të përzgjedhur, tha se ky ishte një fake-news që qarkulloi në disa ambiente të caktuara.

“Nuk komentoj as emra dhe as lajme të pavërtetë. Fake-news që mund të qarkullojnë në ambiente të caktuara. Ky është një proces që përveç vërtetësisë, i takon institucioneve të tjera për të përcaktuar se cila do të jetë lista përfundimtare në zgjedhjet e ardhshme.”, tha Nishani.

Swiss Digital Desktop Reklama

Duke qëndruar tek faza e përzgjedhjes, Nishani tha se nga 4 mijë emra, lista ka shkuar në 326. “Kjo i takon kryesisë së partisë, ne kemi ecur me një listë përzgjedhëse nga faza në fazë. Nga 4 mijë, kemi shkuan në 326. E si ka qenë lista, si takon komisionit. Kemi respektuar fazën dhe procedurën. Kur të shpallen listat e deputetëve, besoj se ata do të jenë në hallkat e tjera të PD-së. Nuk ka qenë e lehtë nga faza në fazë. Në shumicën dërrmuese të tyre, vendimet janë marrë me konsensus. Është kualifikuar për të vazhduar ai që ka marrë më shumë vota. Nuk është gjykim i lehtë, por duhet të merrnim vendim final për të vazhduar para.”, pohoi ai.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?