Ervin Salianji mbetet në qeli, Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e ish-deputetit demokrat

Ish-deputeti demorkrat, Ervin Salianji, mbetet në qeli.

Gjykata e Lartë ka rrëzuar rekursin e ish-deputetit  Ervin Salianji, për t’u liruar nga qelia.

“Mospranimin e rekurseve të paraqitura nga të giykuarit Jetmir Olldashi dhe Ervin Salianji, kundër vendimit nr.2059/30-2024-6822, datë 26.09.2024, të Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm”, thuhet në vendimin e marrë nga Gjykata e Lartë, me relator Sokol Binajn.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ish-deputeti demokrat kishte kërkuar pafajësi dhe prishjen e vendimit të Apelit që e dënoi me 1 vit burg për kallëzim të rremë. Kështu, me mospranimin e rekursit, për Salianjin mbetet në fuqi vendimi i Apelit dhe ish-deputeti demokrat do të vijojë vuajtjen e dënimit.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?