Ervin Salianji: Nuk mbaj maskë mbrojtëse, pazarin e bëj vetë. Ja çfarë kam lexuar në karantinë
Ervin Salianji i ka kaluar këto ditë karantine mes aktivitetit fizik, komunikimit me miqtë dhe mbështetësit, por edhe duke lexuar. Mes masave të marra nga qeveria dhe kujdesin që ai vetë tregon, ish-deputeti i PD rrëfen për Gazeta Shqiptare se këto janë ditë me vështirësi për të gjithë.
Që ditën e parë të nisjes së karantinës kundër pandemisë ju hodhët një foto me libra në Facebok duke kërkuar që qytetarët të shpëtonin veten e mos të prisnin shpëtim nga qeveria….
Çfarë ka ndryshuar që nga ajo ditë?
Ishin ditët e para kur ne si opozitë po kërkonim që qeveria të merrte masa për të mos lejuar përhapjen e virusit dhe qeveria e Rama flisnin për panik. Ishte një foto për të dhene mesazhin tek ndjekesit dhe mbeshtetesit tanë që nuk ështē turp te respektosh masat e izolimit, e turpshme ishte të bëje trimin siç beri qeveria në fillime. Nga ajo ditë ka ndryshuar rutina per gjithesecilin besoj, ashtu siç ka lindur nevoja që qeveria të rishperndaje parate e perbashketa tek ata qe kane me shume nevoje dhe mos vjedhë njësoj apo më shumë se në kohë normale. Faza ku qytetaret duhet ti pergjigjeshin pandemise me izolim ishte shembullore duke ruajtur cilindo, faza ku qeveria duhet te marrë masat ështē deshtim katastrofik me pasoja të medha gjatë dhe pas pandemisë qe do ti shohim sapo të mundim virusin!
Ju vet a po i zbatoni rregullat e karantinës?
Kryesisht rregullat e distancimit social, për shkak te profesionit dhe punës ne jemi me afer qytetareve apo ne komunikim por respektoj plotesisht rregullat!
A është një periudhë e vështirë izolimi?
Ështē një periudhe apo nje cikel jete, nëse je me njerezit e duhur, me familjen dhe je ne komunikim me te tjeret besoj qe nuk ka veshtiresi. Veshtiresi ështē te jesh i izoluar dhe mos kesh mundesi te ushqehesh, te jesh i izoluar dhe te kesh humbur punen dhe shpresen dhe mos te kesh asnje ndihme nga qeveria!
Si është një ditë e juaja në karantinë?
Lexim, komunikim, aktivitet fizik sa ështē e mundur dhe perseri komunikim me mbeshtetes, miq, media!
Vini maskë kur dilni nga shtëpia?
Akoma jo, sepse ruaj rregullin e distancimit. Ne raste takimesh duhet vëne patjeter per te ruajtur veten dhe të tjeret.
Kush del dhe bën pazarin?
E bëj vetë
Me kë bisedoni më tepër gjatë këtyre ditëve?
Familjen, miq, dhe shume e shume komunikim me qytetare dhe drejtues te strukturave tona per te marre informacion dhe ndihmuar me sa mundemi qytetaret ne nevoje.
Çfarë keni lexuar gjatë këtyre ditëve?
Kam lexuar shumë, po ju them disa:
1- Ngritja dhe renia e kombeve, Ruchir Sharma
2-Teoria e shoqërise, Niklas Luhmann
3-Bel Ami, Gi Dë Mopasan
4-Kapitalizmi Estetik Peter Murphy
5-Winston Churchill- Boris Johnson Burimi: G.SH.AL