Ervin Salianji publikon kontratën: Edhe Kepi i Rodonit me PPP

Ish-deputeti demokrat Ervin Salianji denoncon një tjetër kontratë koncensionare që Qeveria “Rama” ka nënshkruar me privatët për Kepin e Rodonit.

Reagimi i Salianjit

Dje Saranda sot Rodoni….Çdo ditë një vjedhje! Sot një llokmë tjeter nga pasuria e Shqipërisë bëhet gati për “pronësim”!

Swiss Digital Desktop Reklama

Jepet me PPP, një nga asetet më të kërkuara më me vlerë deri sot e diskutuar shumë se si do të mund të përdorej me mirë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Gjithçka me PPP, çdo pronë publike, çdo aset kombetar, toka, dete, lumenj, miniera, minerale, naftë….gjithçka në disa duar ndërkohë që çdo ditë rritet represioni ndaj të varfërve, njerezve qe derdhin gjak per te siguruar ushqimin e përditshëm,

Çdo PPP ështē interes dhe përfitim direkt pa asnjë kontribut pêr publiken, në shumicën e PPP janë para të buxhetit që i kalojnë për administrim xhepit të oligarkëve!

Shqipëria nuk ështē e varfer, ështē e vjedhur!

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?