Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E shtunë, 21 Nëntor 2026, 22:41 Rama: Dy vjet kryeqyteti me kokë të prerë është i pashoq Sot Kryeministri Rama tha ndër të tjera në Asamblenë e PS për Tiranën se “Ky organizim i ri do ta marrë forcën e vet te…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Veliaj
  • Asambleja e PS
  • Lëvizja Studentore
  • Hagë
  • Futboll
  • Lara Colturi
  • Sulme kibernetike
  • Iran
Lajmet e fundit
Në trend
  • Veliaj
  • Asambleja e PS
  • Lëvizja Studentore
  • Hagë
  • Futboll
  • Lara Colturi
  • Sulme kibernetike
  • Iran
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Ervin Salianji thirrje nga takimi në Fier: Të punojmë për t’u shndërruar në alternativë për qytetarët

Aktualitet E shtunë, 30 Mars 2024 21:25
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Deputeti i Rithemelimit, Ervin Salianji, gjatë një takimi me demokratët në Fier, akuzoi qeverinë e socialistëve duke u shprehur se pas 11 vitesh në pushtet, kanë instaluar korrupsionin në çdo qelizë të shtetit. Ndërsa teksa foli edhe për situatën e PD-së, tha se pavarësisht momentit të vështirë demokratët duhet të punojnë për t’u shndërruar në shpresën dhe alternativën e qytetarëve.

Fjala e plotë 

Vijmë në këtë takim pasi shumë zhvillime kanë ndodhur në Shqipëri. Ajo për të cilën nuk ka më nevojë për koment, për debate e argumenta, është se qeverisja, Edi Rama e ka mbyllur ciklin. Nuk ka më asnjë të pavendosur, asnjë të paangazhuar, madje asnjë socialist të ndershëm, që nuk e ka kuptuar se pas 11 vitesh rilindja e instaloi korrupsionin si formë, si mënyrë, si arsye e të qënit, si stil jete, në çdo qelizë të shtetit.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

A dini ju vallë sot, a mund ta thotë dikush, një sektor të vetëm, një dikaster, një ministri, një fushë nën kontrollin e Edi Ramës, ku nuk ka një aferë skandaloze hajdutërie me miliona euro zhvatje e përfitim. E përfytyroni dot sot se si ndihet një socialist që ka vite e vite që mbush sheshet për Edi Ramën, që paraqitet në takime, që kërkon vota, që rropatet, që shkon komisioner a vëzhgues, që është ushtar i partisë në çdo orë e moment që i kërkohet, kur sheh se çfarë bëjnë udhëheqësit e tij pasi marrin pushtetin. Se si mbushin xhepat me paratë e shendetësisë, të rrugëve, të inceneratorëve, të bujqësisë.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Si duhet të ndihet sot një socialist i ndershëm, mijëra socialistë në gjithë vendin, që i kanë dhënë mundin, sakrificën e tyre, atyre atje lart, kur shohin se ministrja merr pronë me falsifikim në Himarë e shpallet nga Edi Rama investitore strategjike. Po si duhet të ndihet çdo socialist i ndershëm që rron me punë, kur sheh se e gjithë përpjekja e tij gjithë këto vite për të mbajtur Edi Ramën në pushtet është shndërruar në luks për Ilir Beqën. Po si duhet të ndihet vallë një socialist i ndershëm sot, kur sheh se energjia e tij, besimi, orët pa gjumë që ka kaluar, janë shndërruar në privilegj e licensë per deputete te Partisë Socialiste.

Mund t'ju interesojë

Taksa turistike në Venecia dyfishohet, deri në 9.50 euro për natë

Taksa turistike në Venecia dyfishohet, deri në 9.50 euro për natë

Para 5 orësh
Jakup Krasniqi kthehet në burgun e Hagës, i vllai nuk e takoi dot!

Jakup Krasniqi kthehet në burgun e Hagës, i vllai nuk e takoi dot!

Para 6 orësh
Zelensky këmbëngul për NATO: Ukraina kërkon garanci sigurie

Zelensky këmbëngul për NATO: Ukraina kërkon garanci sigurie

Para 9 orësh

Po pse për këtë luftuan socialistët e ndershëm këtu në Fier e në gjithë Shqipërinë. Sa për demokratët, asnjëri nuk ka pasur asnjëherë ndonjë iluzion, se çfarë brumi, dhe çfarë materiali ishin këta. Qytetarët e pavendosur, shtresa gri, që ngeli për shumë kohë duke pasur pikëpyetje e dyshime për Opozitën, çfarë mund të thotë sot? Nuk mund të shpall sot se jam i kënaqur që koha na dha të drejtë. Nuk është gëzim dhe nuk ke çfarë feston kur shesh se si ka degjeneruar pushteti në vend. Askush nuk mund të jetë i lumtur me këtë. Edhe pse e kemi ditur që në krye të herës dhe e kemi thënë fjalën tonë, me forcë, me energji, nën kërcënime e presione të vazhdueshme. Edhe pse kemi qendruar në këmbë, në një atmosferë gjithnjë e më mbytëse, me hapësira që zvogëlohen e kontrollohen nga një dorë.

Unë nuk jam i gëzuar se na doli fjala. Do të doja, në fund, që ne të mos kishim të drejtë, e vendi të kishte pasur një qeverisje të ndershme, që do t’u shërbente njerëzve, të gjithëve pa dallim.
Më mirë të përgenjështroheshim ne, e Shqipëria të ecte përpara.
Por për fat të keq, kjo nuk ndodhi. Dhe nuk mund të ndodhte, pasi gjithçka është ngjizur keq që në gjenezë. Në atë amalgamë krimi e korrupsioni, në atë bashkim jo parimor e jo moral që erdhi në pushtet 11 vite më parë.

Ky eskperiment tragjik mbi vendin tonë, ka zgjatur më shumë se duhet. Duhet ndalur, një orë e më parë. Por duhet të mos kemi asnjë iluzion. Rlindja dhe Edi Rama edhe pse janë në një krizë të pahasur më parë, edhe pse kanë humbur besimin tek çdo njeri normal, janë ende në gjendje të bëjnë keq. E vetmja mënyrë për t’i zhbërë ata, është rritja dhe forcimi ynë, e sidomos kualiteti, cilësia jonë. Ne kemi lënë pas një moment të vështirë, por kemi ende shumë hapa për të hedhur. Duhet të punojmë çdo ditë që të shndërrohemi në shpresën e humbur të këtij vendi, në alternativën që njerëzit presin.

Kjo është po aq rrugë e vështirë sa lufta dhe beteja me qeverisjen e korruptuar. Kërkon vizion e sakrificë. Kërkon të shohim përtej nesh, përtej interesit e kalkulimit të ditës. Ne të dashur miq, do të jemi mirë, kur në këtë vend të vendoset drejtësi. Dhe drejtësia më e madhe është ajo e popullit, është vota e qytetarëve. Jam i bindur se shqiptarët e kanë marrë këtë vendin. Por ne nuk duhet të rrimë thjesht në pritje. Duhet të tregojmë që sot se do ta meritojmë besimin e tyre, se çdokush do të ketë më shumë shanse, më shumë liri, më shumë garanci për të drejtat e tij, më shumë mbështetje e nxitje, më shumë përkrahje, me qeverinë që do të vijë në krye nga ndryshimi që do të ndodhë. Dhe ndryshimi do të ndodhë. Nuk ka asnjë dyshim.

Etiketat e lidhura

ervin salianji
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Rama: Dy vjet kryeqyteti me kokë të prerë është i pashoq
Para 4 orësh

Rama: Dy vjet kryeqyteti me kokë të prerë është i pashoq

Real Madrid Celta Vigo: Mbappe humbet penalltinë, miqtë kryesojnë 1-0
Para 4 orësh

Real Madrid Celta Vigo: Mbappe humbet penalltinë, miqtë kryesojnë 1-0

Erion Veliaj shkarkon dy drejtorë të Bashkisë si njerëz të Ramës
Para 4 orësh

Erion Veliaj shkarkon dy drejtorë të Bashkisë si njerëz të Ramës

Taksa turistike në Venecia dyfishohet, deri në 9.50 euro për natë
Para 5 orësh

Taksa turistike në Venecia dyfishohet, deri në 9.50 euro për natë

Më të lexuarat

1 Erion Veliaj shkarkon dy drejtorë të Bashkisë si njerëz të Ramës
Para 4 orësh

Erion Veliaj shkarkon dy drejtorë të Bashkisë si njerëz të Ramës

2 Lara Colturi, e para në Kupën e Botës në ski alpine
Para 6 orësh

Lara Colturi, e para në Kupën e Botës në ski alpine

3 A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?
Para 12 orësh

A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?

4 Jakup Krasniqi kthehet në burgun e Hagës, i vllai nuk e takoi dot!
Para 6 orësh

Jakup Krasniqi kthehet në burgun e Hagës, i vllai nuk e takoi dot!

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.