Erzen Breçani shtrohet në spitalin e burgut, gjykata pranon kërkesën për ekspertizë mjekësore

Seanca gjyqësore ndaj ish-nën drejtorit të Policisë së Tiranës është shtyrë për në datën 23 shkurt. Gjykata vendosi të pranojë kërkesën e avokatëve të Erzen Breçanit për të kryer ekspertizë mjekësore, pasi prentedojnë se ka probleme me zemrën dhe qëndrimi në qelinë e paraburgimit i rrezikon jetën.

Seanca e radhës u shty për ditën e premte, ku do paraqiten dy mjekët që do kryejnë akt ekspertimin. Avokatët e Breçanit kërkojnë ndryshim të masës së sigurisë për shkak të gjendjes shëndetësore, ndërsa ai ndodhet i shtruar në spitalin e burgut.

Kujtojmë se Gjykata e Posaçme e Apelit në janar të këtij vitit la në fuqi vendimin e Shkallës së Parë për masën e sigurisë ndaj Erzen Breçanit, Dedan Gjonit, Besmir Muratit dhe Bujar Ajetit, të cilët mbeten në burg, të cilët funskiononin si grup i strukturuar kriminal për trafik droge, pastrim parash.

 

 

SHKARKO APP