”Është budallaçkë”, xhaxhai i Marsel Baçit: Ai e donte si të dashur. Selami Hyka e ka njohur me atë…
Policia e Maliqit arrestoi këtë të mërkurë dy persona. Njërin për shfrytëzim prostitucioni me të mitur, 26-vjeçarin Marsel Baçi dhe tjetri në rolin e tutorit, Selami Hyka. Teksa ka pasur reagim edhe nga nëna e të miturës, e cila deklaroi në media tha se vajza ishte kërcënuar dhe detyruar, nga ana tjetër vjen dhe reagimi i parë nga ana e familjarëve të të arrestuarit, Marsel Baçi. Avni Baci thotë se djali e donte vajzën dhe e kishte të dashurën e tij, teksa fajtor për njohjen e tyre ai akuzon Selami Hyka, personi tjetër i cili ra në pranga.
‘”Nipin ma mori në qafë 41 vjeçari Selam Hyka,ai e njohu me çupën. Marseli e kishte të dashur. Unë e kam nip. Marseli kishte vajtur në Leminot, kishte pirë, e kishte të dashur dhe e donte. Këta paskan hapur llafe dhe e kanë bërë shitës, ai nuk është ashtu, është djalë i mirë, i sjellshëm, as nuk është ngatërruar asnjëherë. Ajo është një budallaçkë, kishte mbi 10 njerëz që i shkonin asaj. Ajo kishte edhe ditëlindjen, djali i shpuri dhurata, ata ishin të dashur, tani ajo, e ëma ja bëri, çupën nuk e la të fliste fare.
E ëma e kishte denoncuar në Maliq dhe e kishte bërë shitës. Kishin 1 vit që njiheshin. Kanë shkuar e ëma dhe i vëllai në Leminot për tu sqaruar me nënën e 16 vjeçares, të heqin denoncimin. Edhe vajza në Leminot është. Edhe ne u paraqitëm në Korçë, folëm edhe me avokatin, ne s’kemi as lekë për ti shkuar gjërave deri në fund.
Ne e dinim si histori, e donte atë. Na erdhi policia dje, kërkoi djalin dhe e mori, ai ishte edhe i pirë. Me 41 vjeçarin Selam Hyka kishte njohje, është nga fshati i çupës nga Leminoti. Ai e mori më qafë djalin, ai e njihte vajzën njohu dhe djalin me të. Unë i thoja shumë herë mos shko se do të ngelë në derë, por nuk më dëgjoi’‘, tha ai.