“Është e qartë që shqiptarët votuan ndryshimin”, flet Alfred Rushaj: Të numërohet çdo votë
Drejtori i fushatës së PD-së, Alfred Rushaj ka folur ditën e sotme nga Shkolla e Kuqe, duke deklaruar se shqiptarët kanë votuar për ndryshimin.
Interesi jonë është të vazhdojë me integritet numërimi i votave. Duhet të numërohet çdo votë. Ne do bëjmë maksimumin që ta përfundojmë në një kohë sa më të shpejtë këtë proces. Kemi gjithë interesin ta përfundojmë me sukses këtë proces.
Kutitë bastion të mazhrancës? Trendi sot ka ardhur në rritje për opozitën. Por numrat janë numra, vota është votë. Shumë shpejt rezultati do të jetë i dukshëm. Në KZAZ numër 48 kemi një përmirësim të ndjeshëm krahasur me zgjedhjeve të tjera. Si koalicion ky avantazh do të përmirësohet më tej.