“Është i lemeritur”, ish-aleati paralajmëron Ramën për atë që do të ndodhë
Dikur deputet i Partisë Socialiste sot kryetar i partisë ZGJIDHJA, Koço Kokëdhima, i ftuar në studion e televizionit Fax News, ka komentuar situatën e krijuar në vend dhe protestën 9-ditore të studentëve.
Kokëdhima shprehet se Rama është i frikësuar nga ajo që e pret, pasi kjo protestë nuk do të ndalet këtu por do të vijojë të marrë përmasa gjithnjë e më të mëdha, për shkak se tashmë populli u zgjua.
“Ai është i frikësuar nga ajo që po ndodh. Ai është i lemeritur nga ajo që do të ndodhë në ditët në vijim me këtë protestë. Ai është i tmerruar, kjo protestë vetëm sa do të rritet, pasi populli u zgjua”, tha Kokëdhima.
Ai shkoi më tej, ku tha: “Populli ka të drejtë të marrë armët për kryengritje, pasi ndihet i braktisur nga qeverisja. Populli duhet të rrëzojë këtë qeveri”.
Në vijim kryetari i ZGJIDHJA, ka akuzuar kryeministrin Rama për hipokrizi, ndërsa tha se ai po hiqet si i paditur për situatën ku ndodhet arsimi.
“Do të tërhiqet si protestues, të bëjë rolin e të paditurit për atë që ka ndodhur. Sikur ai ka ardhur nga një planet tjetët, por shih sa të poshtër janë këta politikanë. Vetëm me 1 projekt, atë tek Unaza e Madhe, vjedhja është 30 milionë euro.
Pavarësisht se të gjitha i ka bërë vetë, kërkon të hiqet si i paditur dhe të bëhet bashkë me protestën.
Kjo protestë e zgjoi popullin tonë, pasi dukej sikur kishte rënë në agoni. Unë besoj se kjo protestë nuk do të ndalet këtu, sepse kauza është e fortë dhe ka të drejta të nëpërkëmbura”, – theksoi Kokëdhima.
Sipas tij, “Duhet të jemi shumë të qartë, se kjo protestë nuk ka përkrahëse asnjë prej partive të para, kjo protestë është kundër PD-së, PS-së e LSI-së, pasi të tri këto parti janë përgjegjëse për atë që ka ndodhur”.
KOHA JONË SONDAZH

