“Është marrë peng një vajzë!” Telefonata alarmon policinë e Kamzës, ja çfarë u zbulua nga hetimet e para

Policia e Kamzës ka marrë një telefonatë këtë mesditë, ku është denoncuar për marrjen peng të një personi.

“News 24” raporton se telefonata në polici është bërë rreth një orë më parë për një vajzë, që është marrë me forcë në një makinë.

Policia ka telefonuar denoncuesin, por numri rezulton i fikur.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërkohë, nga verifikimet e para në adresën e dhënë, policia nuk ka konstatuar asnjë gjë të dyshimtë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Denoncuesi ka thënë se ngjarja ka ndodhur në Babrru, por nga hetimet e para të policisë thuhet se ngjarja nuk është e vërtetë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?