“Është rritur jetim, koha do ta tregoj”, gazetari Vezaj jep detaje për prokurorin Ndoja

Atentati ndaj prokurorit Arjan Ndoja ka nxitur një sërë reagimesh në radhët e gazetarëve, dhe njerëzve të tjerë të lidhur me median.

Ngjarja e rëndë që u parapri nga sulmet e Ramës në drejtim të prokurorit, duket se ka bërë që dënimi i aktit të sotëm të mos shihet si një domosdoshmëri nga organet e drejtësië.

Këtë e ka evidentuar dhe gazetari Erl Murati, i cili shkruan se të gjitha institucionet janë komplesuar nga akuzat e Ramës në drejtim të Ndojës: Të kompleksuar nga akuzat e kryeministrit për Arjan Ndojën, as Presidenti, as kryetarët e partive politike, as shoqata e prokurorëve, as KLP-ja, as prokuroria e Përgjithshme, nuk bënë as edhe dënim formal të atentatit mafioz ndaj një prokurori të Republikës. Se “shqiptarët nuk kanë frikë nga plumbi, por dridhen nga valiu”, thotë i madhi Konica.

Pikërisht në këtë moment ka reaguar dhe gazetari tjetër i kronikës Flamur Vezaj, i cili thotë se prokurori Ndoja ka kaluar një sërë provash, dhe ai e di se kush fshihet dhe pas ngjarjes së sotme.

“Arjani nuk eshte nga ata qe e tremb KM e hic me pak Brace vella, e sa per tjerat i del zot vetes se eshte rrit jetim e eshte sprovu ne shume gjera por edhe kete te sotmen AI e di nga mund ti kete ardh atij apo shoqeruesve , koha do tregoj “, shkruan Vezaj në reagimin e tij.

Prokurori Ndoja ishte sot shënjestër e një atentati mafioz në Durrës, ku mbeti i plagosur, së bashku me dy persona që ishin me të në makinë, shoferi i tij Aleksandër Laho dhe Landi Muharremi, një person me precedentë të mëparshëm penalë.

SHKARKO APP