Është thyer sistemi MEMEX nga Irani? Hajdarmataj: Mendoj se hakerat…

Ish-drejtuesi i Lartë i Policisë së Shtetit, Arben Hajdarmataj ka folur për lajmet e sotme që është thyer edhe sistemi MEMEX i policisë kriminale në vend. Për të nëse është e vërtetë, tashmë nuk guxon më njeri ë bashkëpunojë me policinë se i del emri.

”Sistemi MEMEX ka të gjitha të dhënat e policisë kriminale, që përdoret nga persona të autorizuar. Është i ndarë nga TIMS. Unë nuk mendoj se hakerat nuk arrijnë ta çajnë këtë sistem. 

MEMEX ka të gjitha informacionet që i shkruan informatori ose agjenti i policisë. Policia bën investigim dhe jo hetim, në momentin që info ka bazë ligjore, i kalon prokurorisë. Nëse sistemi MEMEX është thyer është gjë e keqe që i ka ndodh policisë, imagjino gjithë infrastruktura e informacione bie. Nuk guxon njeri më të bashkëpunojë me policinë se i del emri. Ekspozohen edhe burimet.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në nivelin e përdorimit, MEMEX është i kufizuar, tepër sekret. Unë kam qenë pjesë e impletimit, se kam qenë shef i kufirit”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?