“Është tmerr, jo shifër”, Basha: 120 mijë të larguar nga puna në 8 javë

Kryedemokrati Lulzim Basha gjatë bashkëbisedimit të tij me gazetarët tha se situata në vend po shkon keq e më keq.

Sipas tij, vetëm në 8 javë janë 120 mijë shqiptarë që rezultojnë të shpunësuar.

“Kemi 120 mijë të shpunësuar në 8 javë. Kjo nuk është një shifër, ky është një tmerr. Ju lus të jeni më të pranishëm tek ata që i vuajnë këto pasojë tek gratë e fasonerive, tek biznesi i vogël. Një qeveri që i shërben pakicës dhe është bërë barrë për shqiptarët nuk mund të jetë kurrë zgjidhje, Kriza e konfirmoi këtë. Çfarë do ndodhë me këta që përfitnuar atë rrogën pas 31 majit, faturat do i paguajnë. Çfarë plani ka kjo qeveri pas 31 majit për bizneset e vogla, për fermerët që po i mbyt patatja e Egjiptit? Kush i ndan përfitimet me prodhuesit e Egjiptit, apo mishi i derrit që vjen nga jashtë. Probleme ka që nga luleshtrydhet te agropërpunimi sepse favorizohet një grusht importuesish, nuk e cajnë kokën për një nga aspektet më të rëndësishme. Si mund të sjellësh mish të freskët nga Brazili? Të bënin për biznesin e vogël vetëm atë që bëri Kosova, se po ju ikën mendja e kokës dhe në fakt kanë të drejtë. Është hera e tretë qe po them por 41 milionë janë dhënë për gjithë shqiptarët, aq sa i japin oligarkëve vetëm tek Unaza e Re për 2 km rrugë”,- tha ai.

 

SHKARKO APP