Eshtrat e dy martirëve që u lumnuan nga Papa do të prehen në Zadrimë
Dom Ndoc Suma dhe Dom Luigj Penushi janë dy martiret e lumnuar nga Vatikani, të cilët do të prehen përjetësisht në tokën e Zadrimes në Lezhë, zonë të cilës ata i përkasin.
Eshtrat e dy të lumnuarve janë sjellë në “Kishën e Martirëve” në Blinisht, ndërsa në nderim të tyre është zhvilluar dhe mesha e shenjtë, e cila u drejtua nga kardinal Ernest Troshani.
Edhe një tjetër i lumnuar nga Vatikani, At Daniel Dajani, është nga zona e Zadrimës, ndërsa lumnuari At Gjovani Fausti nga Italia, ushtroi sherbesën e tij në këtë zonë.
Familjarë të të lumnuarve si dhe qindra besimtarë ishin të pranishëm në ceremoni. Sendet personale që u përkisnin 3 prej 38 të lumnuarve të kishes katolike i janë dorëzuar kardinal Ernest Troshanit nga ata që i ruajten për vite të tëra.
Ato u prinë nga moter Maria Karleta, një nga të paktet klerike që i mbijetoi regjimit komunist. Krijuesi i jetës do të jetë sërish me ne edhe në shekujt e ardhshem, tha për besimtaret kardinal Ernest Troshani, duke iu referuar pikërisht lumturimit të 38 martirëve të kishes shqiptare.
Shenjterimi i martirëve, 3 prej të cilëve i përkasin Zadrimes vlerësohet si një ngjarje e madhe nga besimtarët, për të cilët Zadrima mbetet një tokë shenjtoresh që u flijuan për fe dhe atdhe.
Zadrima e Lezhës pritet të kthehet një vend pelegrinazhi, pasi në Zadrimë tashmë do të prehen eshtrat e dy prej martirëve të kishës, ato të Dom Ndoc Sumës dhe Dom Luigj Prenushit. Mesha në kishën e Blinishtit u drejtua nga kardinal Ernest Troshani.
KOHA JONË SONDAZH

