Eshtrat e Mid’had Frashërit, Berisha: I dha gjithçka Shqipërisë

Ish-kryeministri Sali Berisha ka marrë pjesë në homazhet për Mid’had Frashërin tek Akademia e Shkencave, pas mbërritjes së eshtrave të tij në atdhe.

Berisha u shpreh se sot kombi shqiptar përulet me nderimin më të madh para pasardhësit të frashëllinjve, i cili i dha gjithçka kishte Shqipërisë, pavarësisht se historia nuk ishte e drejtë me të.

“Sot Kombi shqiptar përulet me nderimin më të madh para pasardhësit të frashëllinjve të pavdekshëm dhe para njërit prej personaliteteve më të shquar të botes shqiptare dhe të mendimit politik e shkencor. Ky burrë i madh i dha Shqipërisë gjithçka kishte më të shtrenjtë dhe bashkëkreysoi Kongresin e alfabetit dhe vuri firmën për shpalljen e  Pavarësisë. Një studiues dhe kollos i letrave. Ishte themelues i nacionalizmin qytetar shqiptar dhe promotor i Luftës së shqiptarëve për liri. Historia nuk ka qenë e drejtë për Midhad Frashërit, por ai sot ven dhe pushon në atdheun e tij. Ata që urdhëruan eliminimin e tij fizik përfundojnë në koshin e plehrave, e kam fjalën për Enver Hoxhën”- tha Berisha.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?