Eshtrat e ushtarëve grekë, Reuters: Procesi ka nxitur debate të ashpra politike
Mediat ndërkombëtare kanë pasqyruar nisjen e gërmimeve për gjetjen e ushtarëve grekë të rënë gjatë Luftës së Parë Botërore në territorin shqiptar. Agjensia Reuters nënvizon se ky proces ka nxitur debatet politike në Shqipëri për shkak të frikës se rezultatet e kërkimit mund të përdoren më pas nga nacionalistët grekë për pretendime territoriale. Ndërkaq, në kronikë thuhet se janë afro 8 mijë ushtarë grekë, fati i të cilëve nuk dihet që prej luftës italo-greke.
Nisja e procesit për gjetjen e eshtrave të ushtarëve grekë të rënë gjatë luftës së Parë Botërore në Shqipëri ka tërhequr edhe vëmendjen e mediave ndërkombëtare.
Agjensia ndërkombëtare Reuters, në një kronikë dedikuar marrëveshjes së arritur mes dy vendeve, nënvizon se janë afro 8 mijë trupa që nuk janë gjetur pavarësisht përpjekjeve.
Gazetarët janë ndalur në shtëpinë e familjes Brigo në Himarë, ku e moshuara Ermion, vijon të kujdeset për varrezat e gjashtë ushtarëve grekë të rënë në luftë, pas amanetit të lënë nga i ati.
“Po të lë amanet portofolin e ushtarit Andre Provata, me emra 6 grekë.Mi ruaj. Do ta mbash amanet tha, të mos e humbasësh dhe të kesh kujdes që të ndezësh qirinj”.
Më tej, gazetarët e Reuters shkruajnë se afro 8 mijë ushtarë të tjerë grekë nuk kanë fatin e gjashtë trupave që prehen në oborrin e shtëpisë së familjes Brigo.
Sipas tyre, dicka e tillë është kthyer në një problem edhe për familjarët të cilët nuk dijnë ende asgjë për fatin e të afërmve të tyre.
Në material theksohet gjithashtu se nisja e procesit për gjetjen e të rënëve grekë ka nxitur debate politike në Shqipëri, për shkak të drojes se diçka e tillë mund të përdoret si argument nga nacionalistët grekë për pretendime territoriale.
KOHA JONË SONDAZH

