Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E martë, 27 Tetor 2026, 12:35 Një parti e re: E fortë në sondazh, e brishtë në praktikë Nga Eduard Zaloshnja Në 24 orët e fundit, zhvillova në sondazh elektronik me 1326 banorë të rritur të vendit, për të testuar përkrahjen për…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Topi i Artë
  • Protesta studentore
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Mbappe
  • Ben Blushi
  • Erjon Vishkulli
  • Të shtëna Shkodër
Lajmet e fundit
Në trend
  • Topi i Artë
  • Protesta studentore
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Mbappe
  • Ben Blushi
  • Erjon Vishkulli
  • Të shtëna Shkodër
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Eskperti i sigurisë, Lavdrim Lita: Raporti i AKSHI-t për identifikimin e sistemeve dhe monitorimin në avancë është profesional

Aktualitet E mërkurë, 11 Janar 2023 17:49
Eskperti i sigurisë, Lavdrim Lita: Raporti i AKSHI-t për identifikimin e sistemeve dhe monitorimin në avancë është profesional
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Lajmet mbi hakerimin dhe sulmet kibernetike ndaj sistemeve online në Shqipëri kohët e fundit kanë qenë kryefjala e këtyre ditëve në media. Ekspertët e fushës bëhen gjithashtu aktorë kryesorë, që duhen dëgjuar në analizën e tyre profesioniste, të bazuar mbi fakte e analiza konkrete, për të hedhur dritë mbi ngjarjet, por edhe mbi keqinformimet e keqinterpretimet që nxisin panik tek qytetarët.

I ftuar së fundmi në një intervistë në ”Euronews Albania”, për të folur rreth situatës së krijuar në Shqipëri, pikërisht prej sulmeve të hakerave, Lavdrim Lita, Ekspert Sigurie në Qendrën George C. Marshall Albania, ka theksuar se sulmet janë të koordinuara, të sponsorizuara nga shteti i Iranit, në bashkëpunim edhe me organizata që veprojnë në Rusi. “Sigurisht, sulmet janë të pavarura, sepse kanë filluar me sistemet e AKSH-it, sistemet e Policisë, sistemet e SHISH-it dhe tani janë zgjeruar edhe në sektorin privat, ku bankat dhe telekomunikacioni kanë qenë në syrin e sulmit. Dalja e këtyre provave ditën e djeshme, pas dy javësh heshtjeje, përkonte edhe me skandalin e pastrueses në shtëpinë e një zyrtareje. Këto kanë ndodhur për të krijuar një pështjellim, për të destabilizuar Shqipërinë, të paktën deri në 14 maj, kur janë edhe zgjedhjet lokale. Dhe këto sulme ne duhet t’i shikojmë si pjesë e zgjeruar e një sulmi që i bëhet Shqipërisë nga aktorë të vendeve të treta”.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Mund t'ju interesojë

GJKKO shtyn gjyqin për Erion Veliajn, ja kur mbahet seanca e radhës

GJKKO shtyn gjyqin për Erion Veliajn, ja kur mbahet seanca e radhës

Para 44 minutash
Detaje nga ngjarja në Shkodër: I plagosuri këngëtar, u qëllua nga një person me maskë

Detaje nga ngjarja në Shkodër: I plagosuri këngëtar, u qëllua nga një person me maskë

Para 1 ore
Policia zbulon një tjetër magazinë fishekzjarrësh: U shiteshin protestuesve

Policia zbulon një tjetër magazinë fishekzjarrësh: U shiteshin protestuesve

Para 1 ore

Më tej eksperti ka sqaruar se sulmet është e veshtirë të parandalohen, qoftë edhe me ndihmën e partnerëve ndërkombëtarë, sepse: “Sulmuesit përdorin një teknikë që quhet Teknika Sleeping, ku ata infektojnë sistemet 2-3 vite më herët dhe i aktivizojnë kur kanë interes të krijojnë destabilizim. Pra, këto sulme mund të jenë bërë në kohë paqeje, në një kohë 5 vjeçare dhe sistemet nuk kanë raportuar, firewall-et e tyre nuk kanë detektuar infektimin dhe ata që e krijojnë sulmin, në këtë rast Organizata Iraniane dhe Ruse, kanë aktivizuar këto viruse, sepse kanë interes politik dhe strategjik për shkak të luftës në Ukrainë, për shkak të strehimit të opozitës iraniane në vendin tonë dhe komunikimi i djeshëm ishte për të përhapur pështjellim, duke thënë “shikoni ku i kanë çuar lekët qeveritarët që i marrin edhe nga MEKU, që sulmi të kishte këtë target.”

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Sipas ekspertit, deri më sot, përveç AKSHI-t i cili ka qenë transparent në botimin e një raporti pas atij të FBI-së, të Microsoft-it, asnjë institucion tjetër nuk ka botuar një raport për ndërhyrjet kibernetike në sistemet tona, çka nuk e ka bërë Policia e Shtetit, as Shërbimi Informativ. Lita ngre zërin për një bashkëpunim më të ngushtë mes institucioneve publike e private, çka mund të arrihet, sipas tij, përmes shpalljes së Gjendjes së Emergjencës Kibernetike, të cilën AKCESK-u (Agjensia për Sigurinë Kibernetike dhe Certifikimin Elektronik) e ka të detyrueshëm kur shikon se gjendja po agravohet dhe gjërat mund të dalin jashtë kontrollit.

“Ne kemi parë kohët e fundit se bashkëpunimi ruso-iranian është shumë intensiv dhe i thellë dhe përfshin shumë fusha, jo vetëm në aspektin ushtarak, në furnizimin e Rusisë me inteligjencë dhe nga ana e Iranit, me raketa e drone, por kemi parë se ata kanë koordinim edhe në luftën kibernetike të NATO-s. Sigurisht, Shqipëria duke qenë një vend i vogël dhe me burime njerëzore të kufizuara, nuk mund të përballojë e vetme të gjithë investimin disavjeçar dhe miliarda euro të Iranit për të goditur një vend dhe ne duhet ta ngremë si qeveri edhe si shtet në nivel të aleancës së NATO-s të kemi një mbrojtje më të madhe, edhe të kemi një koordinim për të pasur dhe një kundërsulm, sepse këto gjëra, nëse bëhen shumë të mëdha dhe serioze, mund të krijojnë konflikte sociale dhe ky është qëllimi mesa duket”, vazhdoi Lita, duke shtuar se sulmet po ndodhin edhe në vende të tjera te rajonit.

“Kanë ndodhur në Malin e Zi, jo në këto nivele, sepse Rusia edhe pse Mal i Zi është pjesë e Ballkanit dhe pjesë e NATO-s, ka interesa më të mëdha atje. Përsa i përket Shqipërisë, armiku jonë i padeklaruar që na ka shpallur luftë kibernetike është Irani në bashkëpunim me Rusinë që ofron infrastrukturën për të goditur sistemet tona. Të bëra të qarta këto edhe nga investigimi i FBI-së, Microsoft-it dhe Raporti i AKSHI-it, i cili ishte profesional për të identifikuar sistemet e për të monitoruar në avancë, nëse këto sisteme do të riaktivizohen, por nga gushti i këtij viti ka një alert më të madh nga institucionet shqiptare për të përballuar këtë sulm, i cili sipas mendimit tim do të vazhdojë deri në 14 Maj”.

Etiketat e lidhura

Lavdrim Lita
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Një parti e re: E fortë në sondazh, e brishtë në praktikë
Para 8 minutash

Një parti e re: E fortë në sondazh, e brishtë në praktikë

Trofeu i “Topit të Artë” vlen vetëm 3 mijë euro, por Kane merr miliona nga sponsorët
Para 28 minutash

Trofeu i “Topit të Artë” vlen vetëm 3 mijë euro, por Kane merr miliona nga sponsorët

Paketa Fiskale 2027/ Ulje të TVSH-së në ushqime, ndryshime në tatimin mbi pagat dhe pragun për bizneset
Para 32 minutash

Paketa Fiskale 2027/ Ulje të TVSH-së në ushqime, ndryshime në tatimin mbi pagat dhe pragun për bizneset

GJKKO shtyn gjyqin për Erion Veliajn, ja kur mbahet seanca e radhës
Para 44 minutash

GJKKO shtyn gjyqin për Erion Veliajn, ja kur mbahet seanca e radhës

Më të lexuarat

1 Për herë të parë, ofertat e fluturimeve të Wizz Air do të jenë të disponueshme në platformën Amadeus Travel
26 Tetor 2026, 10:44

Për herë të parë, ofertat e fluturimeve të Wizz Air do të jenë të disponueshme në platformën Amadeus T...

2 VIDEO/ Çfarë po ndodh në spitalin ku ndodhet Erjoni? Një grua po survejon hyrje-daljet
Para 22 orësh

VIDEO/ Çfarë po ndodh në spitalin ku ndodhet Erjoni? Një grua po survejon hyrje-daljet

3 Ben Blushi e sfidoi Ramën në sy; Bushati dhe Spiropali e pickojnë në Facebook!
Para 58 minutash

Ben Blushi e sfidoi Ramën në sy; Bushati dhe Spiropali e pickojnë në Facebook!

4 Arlind Qori: Rama ka zgjedhur zgjidhjen policore, pas protestës qëndron…
Para 15 orësh

Arlind Qori: Rama ka zgjedhur zgjidhjen policore, pas protestës qëndron…

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.