“Ethet” e ndeshjes, Thaçi në stadium, Vuçiç kthen sot përgjigje

Në përballjen mes Shqipërisë dhe Serbisë në "Elbasan Arena" ditën e enjte në mbrëmje do të jetë i pranishëm edhe zëvendës-kryeministri i Kosovës, njëherazi ministër i Jashtëm, Hashim Thaçi.

Teksa mediat kosovare shkruajnë se Thaçi do ta shikojë këtë ndeshje së bashku me kryeministrin shqiptar Edi Rama. 

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama
Interesim për ta parë duelin historik të kuqezinjve me serbët e ka shfaqur një ditë më parë edhe kreu i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli i cili kishte kërkuar në mbledhjen e Kryesisë që seanca e radhës e Kuvendit të mbahet këtë të premte e jo të enjten ditën kur edhe zhvillohet ndeshja.
 
Ndërkohë, kryeministri serb, Aleksandar Vuçiç, ende nuk ka vendosur nëse do të shkojë në Shqipëri për të ndjekur ndeshjen e shumëpërfolur ndërmjet Shqipërisë dhe vendit të tij. Por pritet të kthejë sot përgjigje rreth kësaj.
 
Ai ka thënë se nëse shkon, ka për të qenë lider i tifozerisë.  

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?