”Ethet e Nilit”, epidemiologët: Jo vend për panik, rastet janë sporadike

Disa prej rasteve të evidentuara me “Ethet e Nilit” janë regjistruar në Bashkinë e Fierit që në fund të muajit korrik. Mjekja epidemiologe Anila Moçi tregon se si i kanë identifikuar të infektuarit, të cilët pas testit fillestar janë dërguar për mjekim të specializuar në QSUT

Ajo sqaroN se virusi“ Ethet e Nilit” është një sëmundje që transmetohet tek njerëzit nga pickimi i mushkonjave dhe prek sistemin nervor. Ajo apelon që edhe në ambientet shtëpiake të merren masat e duhura duke theksuar se nuk ka vend për panik pasi rastet janë sporadike dhe virusi aktualisht në bashkinë Fier nuk është kthyer në epidemi.

Instituti i Shëndetit Publik po vijon me testimet në terren duke i kërkuar pushtetit vendor të bëjë dezinsektimin e zonave ku rriten mushkonjat.

SHKARKO APP