ETIAS merr “Ok”, çfarë ndodh me “Schengen” nga viti 2020

Presidenca e Këshillit dhe përfaqësuesit e Parlamentit Europian arritën një marrëveshje mbi propozimin për Sistemin Evropian të Informimit dhe Autorizimit e Udhëtimit (ETIAS).

”Marrëveshja e sotme është një tjetër hap i rëndësishëm në mbrojtjen e kufijve të jashtëm të BE-së. Duke ditur se kish vjen në BE para se të vijnë në kufi, do të jemi më të aftë të ndalojmë ata që përbëjnë rrezik për qytetarët tanë”, u shpreh ministri i Brendshëm bullgar, Valentin Radev.

ETIAS do të lejojë kontrolle paraprake dhe nëse është e nevojshme të ndalojë autorizimin e udhëtimit për njerëzit e vendeve të treta të udhëtojnë në zonën Shengen. Sistemi do të zbatohet për shtetasit e vendeve të treta që përjashtojnë vizat.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?