Euro bie nën 132 lekë

Monedha e përbashkët ka vijuar te nënccmohet në tregun vendas sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqiperisë. Euro është këmbyer sot me 131.98 lekë, duke u këmbyer në nivelet më të ulëta të 9 viteve të fundit. Monedha e përbashkët ka hyrë në një cikël rënës prej fillimit të këtij vitit.

Sipas ekspertëve në këtë periudhë te vitit kur njësitë ekonomike mbyllin bilancet, euro duhej të forcohej përkundrejt monedhës vendase. Ata argumentojnë se arsyet kryesore të këtij nënccmimi janë oferta e lartë në valutë, qarkullimi i ulët i lekut në ekonomi, si dhe afrimi i datës së fundit për pagesën e TVSH-së.

Gjithashtu një arsye tjetër është Së dyti, strategjia e Bankës së Shqipërisë për të ulur nivelin e euroizimit në ekonomi po ndikon në sjelljen e bankave dhe aktorëve të tjerë të tregut, që po shmangin euron.

Swiss Digital Desktop Reklama

Për sa i përket dollarit amerikan, edhe pse është ccmuar me një ditë më parë, vazhdon të këmbehet në nivele shumë të ulëta. Një dollar kembehet sot me 106.56 lekë sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Aktorët e tregut presin që euro të vijojë tëjetë e dobët, sidomos me afrimin e verës, kur rritet oferta në valutë si rrjedhojë e prurjeve të  emigrantëve.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?