Euro drejt ringritjes, ekspertët: Falë emigrantëve dhe turistëve
Monedha europiane duket se po lë pas efektet sezonale, të ndikuara edhe nga fluksi i emigrantëve dhe turistëve duke pësuar një rritje të lehtë ditët e fundit. Për ekspertët, mesi i muajit tetor do shënojë rikthimin e saj në kuota të para sezonit veror.
Pasi arriti nivelin më të ulët në dy vitet e fundit, monedha europiane po jep shenja rigjallërimi. Një euro këmbehet sot me 121.37 lekë, duke u rritur me 0,14 lekë krahasuar me kursin e 10 gushtit.
Efektet sezonale, të ndikuara edhe nga fluksi i emigrantëve dhe turistëve bëri që monedha europiane të zhvlerësohej me 0.43 lekë krahasuar me nivelin e fillimit të gushtit.