Euro godet “Made in Albania”, supermarketet mbushen me mallra importi
Nga bulmeti te mishi e nënproduktet e tij, përfshirë drithin, zarzavatet, farat e bimët industriale bashkë madje me lëkurën apo plastike. Rastet e dyqaneve dhe supermarketeve mund të mbushen së afërmi me mallra importi në vend të atyre shqiptare. Kjo për shkak të zhvlerësimit të euros. Rënia e valutës europiane i bën mallrat nga jashtë më joshëse për importuesit pasi iu rrit këtyre të fundit marzhin e fitimit.
Shembulli më aktual i zëvendësimit të produkteve vendase me ato të huaja vjen pikërisht nga drithi. Ndonëse me një çmim sa gjysma e atij një viti më parë (grafik 2) gruri vendas po mbetet stok, ndërsa kompanitë e industrisë së blojës po frunizohen nga Serbia, Ukraina apo Rusia.
Mbivendosja e produkteve të importit ndaj atyre “Made in Albania” shihet me rrezik nga ekspertët edhe në drejtim të nxitjes së emigracionit. Dekurajimi i fermerëve do të prodhojë më shumë largime thonë ata.