Euro i detyron sipërmarrësit nga Shqipëria të ndryshojnë gjeografinë tregtare

Një zhvlerësim i monedhës europiane me pothuajse 20 pikë ndaj lekut vendas në 2 vitet e fundit, por dhe humbja e shkaktuar për sipërmarrësit shqiptar kryesisht eksportuesit, kanë bërë që këta të fundit të ndryshojnë gjeografinë e tregtimit të produkteve për të mbijetuar si biznese.

Përqendrimi në shtetet më të afërta duke zbehur dhe partner të rëndësishëm tregtar si pasojë e kostove të larta, është zgjidhja që sipërmarrësit po ndjekin.

Eksportuesi Filip Gjoka shprehet për A2 CNN: “Distanca e largët, kostot e transportit që janë rritur dhe shpejtësia me të cilin shkon malli deri në Gjermani bën që të zgjasë me ditë dhe produkti prishet”.

Në muajin maj, eksportuesit shqiptar reduktuan eksportet e tyre me shumë shtete. Rënia me lartë regjistrohet me Italinë 23.7%, Greqinë 2.7% dhe Gjermaninë 1.5%. Të ndodhur në këtë situatë, eksportuesit po gjejnë zgjidhje rajonin. Me Kosovën eksportet u rritën me 3.9%, vijuar më tej me Maqedoninë e Veriut 20%.

Swiss Digital Desktop Reklama
Ndërsa dhe importet nga ana tjetër shënuan një rënie për majin.

Shqipëria bleu më pak produkte nga Italia, Kina e Gjermania, ndërsa rriti tregtinë me Turqinë, Greqinë dhe Spanjën.

Swiss Digital Mobile Reklama

Një muaj më parë, shkëmbimet tregtare me vendet e BE-së zunë 57,3 % të të gjithë tregtisë, shifër kjo në rënie krahasuar me fillim vitin 2024.

Telegrafi

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?