Euro vazhdon të zhvlerësohet, arrin nivelin më të ulët në 6 muaj

Ditën e sotme monedha e Bashkimit Evropian ka shënuar vlerën në të ulët në tregun shqiptar që nga qershori i këtij viti.

Gjatë gjithë kësaj jave Euro ka pasur një rënie të lehtë por të qëndrueshme, ndërsa sot u këmbye me 124.48 lekë.

Që nga 5 qershori kur euro zbriti në 124.17 lekë, niveli më i ulët në 10 vjet, çka bëri që të ndërhynte Banka e Shqipërisë, niveli i Euros kishte qëndruar më  i stabilizuar deri ditën e sotme.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kujtojmë se BSH disa muaj më parë tërhoqi më shumë se 100 milionë euro, duke e çuar euron në ditët e mëpasshme deri në 129-130 lekë, por më pas kursi u stabilizua në rreth 126 lekë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Zhvlerësimi i euros në vendon tonë lidhet jo vetëm me raportin që ka kjo monedhë në bursat ndërkombëtare por edhe me qarkullimin e lekut.

Duke qenë se qarkullimi i monedhës vendase tek ne mbetet i ulët, ka një lloj presioni për zhvlerësim të monedhës evropiane.

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, në një raportim të pak ditëve më parë në Kuvend tha se euro ka arritur në një normalitet të ri, prej 124 lekëve.

Një euro u këmbye sot me 1.35 USD, nga 1.4 që arriti një ditë më parë.  Euro ra në bursa, pas sinjaleve se rritja ekonomike mund të ngadalësohet në eurozonë. Rritja e biznesit në eurozonë u ngadalësua shumë më shpejt sesa pritej këtë muaj, sipas Indeksit të Menaxherëve, shkruan Monitor.

Pavarësisht luhatjeve në tregjet ndërkombëtare, euro mbetet e dobët në Shqipëri. Nga ana tjetër oferta për valutë vijon që të mbetet e lartë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?