Euro vijon të rritet, monedha europiane po këmbehet për 104.70 lekë
Aktualitet E Enjte, 3 Gusht 2023 16:27
Euro po vijon të forcohet. Një ditë pas paralajmërimit të guvernatorit Sejko se Banka e Shqipërisë mund të ndërhynte në tregun e këmbimit valutor, euro ka fituar 2.75 pikë ndaj lekut.
Aktualisht, monedha europiane po këmbehet me 104.7 lekë. Në shitje euro po këmbehet me 105.28 lekë, ndërsa po blihet për 104.7 lekë.
Bashkë me euron janë forcuar lehtë edhe valutat e tjera kryesore si dollari dhe paundi.
KOHA JONË SONDAZH

