Euro vulos krizën, prek fundin kundrejt lekut

Monedha e përbashkët europiane, Euro, vazhdon rënien edhe sot në tregun e brendshëm duke kapur edhe vlerat më të ulëta që prej ditës kur ka filluar zhvlerësimi i saj.

Kështu sipas këmbimit valutor të “Iliria ‘98”, sot Euro blihet me 124.80 lekë dhe shitet me 126.60 lekë.  Një rënie shumë e madhe krahasuar me ditën e parë të këtij viti që euro e nisi me 133 lekë.

Po ashtu dollari amerikan shënon rënie, sot blihet me 106.80 dhe shitet me 107.80.

Ndërsa paundi britanik nuk ka luhatje të thellë përkundrejt monedhës lekë dhe pritet të ketë rritje ditët në vazhdim, duke kapur vlerat 146 lekë nga 143 që është sot.

Megjithatë çudia qëndron që pavarësisht rënies së monedhave të huaja, qarkullimi i lekut mbetet i ulët. Sipas të dhënave zyrtare të Bankës së Shqipërisë, në fund të muajit prill, paraja gjithsej në qarkullim ishte 1.23 trilionë lekë, me një rënie prej 36 miliardë lekësh (270 milionë euro) në krahasim me dhjetorin 2017 (në katër muajt e parë të 2017-s ndryshimi ishte -17 miliardë lekë.

 

SHKARKO APP