Eurodeputeti shpreh shqetësimin: Serbia po kërcënon Kosovën
Ndikimi rus në Ballkan dhe Europë, pozicionimi i Serbisë në këtë situatë dhe e ardhmja e Ballkanit Perëndimor, është analizuar nga eurodeputeti nga Austria, Lukas Mandl. Dezinformatat ruse në Europë kanë për qëllim të ndajnë dhe të dobësojnë BE dhe europianët, tha ai në një intervistë për “The Geopost”.
Sa për neutralitetin e Serbisë, ai theksoi se po tregon simpati për Kremlinin dhe ende po kërcënon shtetin e saj më të vogël fqinj, Republikën e Kosovës, shtetin më të ri të Europës. Kjo është jashtëzakonisht irrituese dhe dëshpëruese.
“Unë do të thoja se BE ka humbur shumë në gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor. Kemi humbur shumë mundësi për të përfshirë gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian. Ne duhet të përshpejtojmë tani, sepse humbja e këtyre mundësive do të thotë të lëmë të hapur derën për ndikim nga jashtë Europës, nga fuqitë që nuk ndajnë vlerat që përfaqëson Europa, si vlerat e përmendura si demokracia liberale, sundimi i ligjit dhe liria individuale për secilit person”.